Shtegu Nr.8 Shtegu i kalasë - NMK
(Tetovë – Kalaja e Tetovës– burime të ujit mineral ”Banjicë“ – Tetovë) |
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicioni - mal
-
Mali Sharr / segmenti qendror
Pika fillestare
-
Tetovë
Përshkrimi i i shtegut
Shteg i lehtë rekreativ që fillon nga pjesa e vjetër e Tetovës, gjegjësisht nga mëhalla Koltuk. Duke lëvizur përgjatë kësaj shtegu, kalojnë dy vende të rëndësishme për banorët e Tetovës. Këto janë Kalaja e Tetovës (Balltepe) dhe Banja e Tetovës. Shtegu fillon nga kisha Shën Nikolla, në pjesën e vjetër të qytetit dhe shkon në drejtim të përgjithshëm kah perëndimi. Përgjatë rrugës së asfaltuar shkohet për në Kalanë e Tetovës. Pasi të kalohet kalaja, shkohet në drejtim të perëndimit, drejt hyrjes veriperëndimore të kalasë dhe drejtohemi për në fshatin Lavcë. Nëpër shteg tokësor kalohet skaj arave të punueshme nën fshat dhe zbresim në lumin Shkumbin, më saktësisht te burimet me ujë mineral, Banjicë. Këtu e kalojmë lumin dhe nga ky vend drejtohemi kah qyteti i Tetovës, në drejtim të lindjes, dhe lëvizim në një rrugë të asfaltuar përgjatë rrjedhës së djathtë të lumit Shkumbin. Shtegu përfundon në pjesën e vjetër të Tetovës,të ashtuquajturën Mëhalla e epërme, te kishën e Nënës Madhe.
Informacione teknike dhe turistike:
Lartësia e pikës fillestare
-
Tetovë – 500 m.l.m
Pika më e lartë
-
Kalaja e Tetovës – 810 m.l.m.
Diferenca në lartësi
-
310 m
Lartëlsia te pika përfundimtare
-
Tetovë – 500 m.l.m
Kohëzgjatja e udhëtimit
-
1.00 – 1.30 orë
Gjatësia e udhëtimit
-
9 km
Lartësia mbidetare
-
Gjithsej ngjitje – 310 m
-
Gjithsej zbritje – 310 m
Vështirësia e shtegut
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Niveli i gatishmërisë fizike
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe:
Pamja panoramike më e rëndësishme është nga pllaja e Kalasë së Tetovës. Pamja nga Kobilica në perëndim është e jashtëzakonshme. Prej aty mund të shihet e tërë kreshta e Mali Sharr nga e majta maja Karanikolla djathtas deri te Maja e Zezë. Kur zbresim kah Banja e Tetovës, pamja e rrjedhës së poshtme të lumit Shkumbin është mbresëlënëse
Qasja deri te pika fillestare:
-
Autostrada Shkup – Tetovë, 43 km
Pika me interes turistik:
-
Nga pika fillestare deri te pika përfundimtare
-
Kalaja e Tetovës (15 min vozitje nga Tetova)
-
Banja e Tetovës (15 min vozitje nga Tetova)
-
Arabati Baba Teqe (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
-
Xhamia e Larme (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
-
Hamami i Tetovës (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
-
Muzeu i Tetovës (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
-
Muzeu i PKM (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
-
Galeria e Ikonave (10 min vozitje nga qendra e Tetovës)
Akomodimi dhe ushqimi
-
Kapacitete të ndryshme akomodimi në Tetovë
Transporti publik
-
Publik, furgonë dhe taksi
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.