Shtegu Nr.2 Shtegu i Violës - NMK
(Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten”– Bulmetorja e Bekimit – fsh. Staro Sello) |
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicionimi - mal
Mali Sharr / segmenti verilindor
Pika fillestare
Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten”
Përshkrimi i shtegut
Shtegu fillon nga Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten”. Në fillim të shtegut ka pjerrësi të lehtë që ngjitet drejt veriut (rreth 70 metra në lartësi) dhe pastaj ecje me ndryshim të drejtimit kah perëndimi/veriperëndimi. Kalohet rreth “Ahu i xhandarit”. Nga ky vend shtegu kalon nën rrugën më të madhe të gurit në Maqedoni, “Shkëmbi i Bricjapit” dhe lëshohet deri në Lumin e Lubotenit. Nga ky pozicion me ndryshim të drejtimit kah jugperëndimi ngjitemi në “Bulmetoren e Bekimit”. Pjesa e kalimit të shtegut mund të thuhet se është një nga zonat më atraktive të Malit Sharr, kurse zhvillohet nëpër shteg malor në kombinim me pjesë të kullosave dhe pjesë të vogël malore. Nga bulmetorja që gjendet në lokacion të “Livadhi i qytetit” shtegu fillon të lëviz në drejtim të lindjes dhe lëshohet në shiritin malor ku nga shtegu malor kalon në rrugë të gjerë prej dheu. Rruga lëshohet në drejtim të Lumit të Lubotenit, e kalon lumin në bregun e vet të majtë dhe lëviz në drejtim të lindjes me çka bashkohet rruga e cila nga fsh. Staro Sello çon deri në shtëpinë. Para bashkimit me rrugën kryesore prej dheu, vend karakteristik është vendi i quajtur “Guri i thekur”, shkëmb që spikatet mbi Lumin e Lubotenit. Nga këtu shtegu ngjitet deri në bashkimin e rrugës kryesore prej dheu dhe lëshohet deri në fshatin Staro Sello.
Të dhëna teknike:
Lartësia e pikës fillestare
-
Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten” – 1,635mlm
Pika më e lartë
-
Bulmetorja e Bekimit – 1700 mlm
Lartësia e destinacionit
-
Fshati Rrogaçevë –890mlm
Kohëzgjatja e udhëtimit
-
3.30 – 4.00 orë
Gjatësia e shtegut
-
10km
Lartësia mbidetare
-
Gjithsej ngjitje – 775 m
-
Gjithsej zbritje – 35 m
Vështirësia e shtegut
-
☆☆☆ ☆ ☆
Niveli i nevojshëm i gatishmërisë fizike
-
☆☆☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe
-
Gjatë kalimit të shtegut që çon nga “Ahu i Xhandarit” deri në “Bulmetoren e Bekimit” pamja panoramike është mahnitëse. Gjithnjë në drejtimin veri/veriperëndim dhe jug pamjet drejt Lubotenit, “Shkëmbi i Bricjapit” dhe vet shkëmbi karakteristik dhe lugina e Lumit të Lubotenit.
-
Nga vendi i quajtur “Guri i thekur” pamja që shihet në pjesën e parë të shtegut tash më është më e theksuar, me ç’rast mund të përjetohet dominimi i majës Luboten dhe nga kjo pozitë hapet pamja edhe në drejtim jugor prej ku e shohim të ashtuquajturën Pjesa urbane dhe pjesën e Luginës së Pollogut.
Qasje deri në pikën fillestare
-
Autostrada Shkup - Tetovë, 43 mk
-
Rrugë lokale Tetovë – fsh. Staro Sello, 25 km
-
Rrugë prej dheu fsh. Staro Sello – Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten”, 7 km (vetëm për automjete me 4х4)
Në afërsi të Shtëpisë së Bjeshkatarëve “Luboten” ka mundësi për parkim të disa automjeteve
Qasje deri në pikën e nisjes
-
Autostrada Shkup - Tetovë, 43 mk
-
Rrugë lokale Tetovë – fsh. Staro Sello, 25 km
Në fsh. Staro Sello, në afërsi të shkollës që gjendet në pjesën e poshtme të fshatit, ekziston mundësi për parkim të më tepër automjeteve
Akomodim dhe ushqim
-
Shtëpia e bjeshkatarëve „Luboten“, Mali Sharr
-
Vila „Luboten“, Mali Sharr
-
Hosteli “Kitka”, fsh. Vratnicë
-
Shtëpia familjare “Perla e Bellovishtes”, fsh. Bellovishtë
Transport publik
-
Transport publik, me furgon dhe taksi vetura
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.