Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Shtegu Nr.4 Shtegu panoramik - NMK

 Trail No.4 Photo1 resized

(Fshati Vejcë – Guri i Shpum)

 

DOWNLOAD GPX     Vende të interest

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharr / segmenti qendror

Pika fillestare

  • Fshati Vejcë

Përshkrimi i shtegut

Shteg i shkurtë që fillon nga ura në hyrjen e fshatit Vejcë. Fshati Vejcë është një nga fshatrat e rralla aktive të Malit Sharr. Nga ura ku bashkohen dy lumenjtë i Dojranit dhe Kupinicë, të cilat e formojnë lumin e Vejcës, shtegu lëviz në drejtim të veriut dhe përgjatë bregut të lumit Kupinicë. Në rrjedhë prej 500 metra, nëpër urë të vjetër prej betoni, kalohet lumi dhe fillon ngjitja drejt “Gurit të Shpum”. Nëpër pjesë të sipërfaqeve të papërpunueshme, shtegu çon deri në rrugën e cila nga fsh. Sellcë çon të Bulmetoret e Rokopekës. Deri në këtë pjesë, drejtimi i të lëvizurit është kah lindja, prej ku fillojmë të lëvizim nëpër rrugën, drejtimi kah veriu. Gjatë lëvizjes në këtë drejtim prej 200 metra shfaqet livadh i gjerë, livadh në të cilin nga ana e sipërme gjendet një shtëpi private malore, sërish drejtimi ndryshon kah lindja dhe fillon me ngjitje deri në shalën ndërmjet “Gurit të Shpum” dhe Kuçi Baba. Pasi të ngjitemi në shalën, në drejtim të jugut, fillon ngjitja deri në lokalitetin “Guri i Shpum”.

Të dhëna teknike:

Lartësia e pikës fillestare

  • Fshati Vejcë – 1130mlm

Pika më e lartë

  • Guri i Shpum – 1890 mlm

Lartësia e destinacionit

  • Guri i Shpum– 1890 mlm

Kohëzgjatja e udhëtimit

  • 2.30 – 3.00 orë

Gjatësia e shtegut

  • 7km

Lartësia mbidetare

  • Gjithsej ngjitje– 760 m

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i gatishmërisë fizike

  • ☆ ☆ ☆

Panorama dhe peizazhe

  • Meqë shtegu shtrihet nëpër pjerrësitë perëndimore të “Gurit të Shpum” deri në ngjitjen në majë, pamjet janë në drejtim të perëndimit, ku shihet Maja e Zezë dhe maja Kobilicë.

  • Nga maja e “Gurit të Shpum“ peizazhi është mjaft i gjerë dhe i shumëllojshëm. Në drejtim të perëndimit Maja e Zezë dhe Kobilicë bukur vizatohet lugina e lumit të Vejcës, ndërsa në drejtim jugperëndimor nga kreshtat e Sharrit në bazën e të cilit është lugina Leshnica. Në jug dhe juglindje hapet pamje drejt Luginës së Pollogut.

Qasje deri në pikën fillestare

  • Autostrada Shkup-Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë – fsh. Vejcë, 13km

Në afërsi të urës në hyrje të fshatit Vejcë, ka mundësi për parkim të një numri të vogël të automjeteve

Qasje deri në pikën e fundit

Pika të interesit

  • nga pika e nisjes

  • Ujëvarat e Vejcës- 2.30 orë ecje nga fsh. Vejcë

  • Maja e Zezë – 4.00 orë ecje nga fsh. Vejcë

  • Maja Kobilicë– 4.00 orë ecje nga fsh. Vejcë

Akomodim dhe ushqim

  • Shtëpia e Bjeshkatarëve “Luboten”, Mal i Sharr

  • Shtëpia familjare Vejcë

Transport publik

  • Transport publik, me furgon dhe taksi vetura

 

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.