Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Nr.1 ​​ Shtegu i pishave të mëdha - KS

 trail no.1 photo2 resized

 

DOWNLOAD GPX      Vende të interest

 

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharri - (rajoni qendror).

Pika fillestare

  • Kopana Voda, Shtëpiza e malit NP Sharri

Përshkrimi i shtegut

Shtegu fillon nga pishat në afërsi të shtëpisë malore Kopana Voda 1540m pas pushimit dhe natës së relaksuar. Shtegu është i shënuar dhe shenjat çojnë drejt juglindjes në vendin panoramik sportiv të quajtur Bulec, duke kaluar nëpër pishat, pjesërisht të djegura, deri në vendin e quajtur Virovi ( pellgje (hurdha) me ujë për të pasur ujë të freskët në pranverë) në afërsi të fermerit i cili ruan dhen – Orhan Latifi. Nga atje bëhet ngjitja në shkëmbin gëlqeror malor Oshljak në juglindje pastaj drejtim në lindje nga kreshta deri në pikën më të lartë të shtegut 2212 m. 10 km e fundit është teposhtë dhe ka një pamje skenike prej 360​​° para se të përfundoni ecjen në qendrën rekreative Prevalla ose në rrugën Gornje sello R115.

Të dhëna teknike dhe turistike:

Lartësia mbidetare në pikën fillestare

  • 1540 m/nd

Pika më e lartë

  • Maja Oshlak - 2.212 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit

  • 1430 m/nd

Diferenca në lartësi

  • 582 m

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)

  • 5 orë

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes):

  • 14 km

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆ 

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike

  • ☆ ☆ ☆ 

Panorama dhe peizazhe:

Fillimi i shtegut ka një ajër shumë freskues që vjen nga pishat e mëdha

Vetëm pas 10 minutash shfaqet pamje frontale dhe mundëson pamje panoramike të majave më të larta dhe mbresëlënëse të malit Sharr midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Shtegu i ngushtë shkon dhe përshkon pishat e mëdha përgjatë pjesës së luginës së shtegut përpara burimit

Faza e fundit e shtegut është me pamje të hapur dhe shumë panoramike prej 360° prej ku mund të shihet Zhupa dhe lugina e Sirinicës dhe qendra e skijimit Brezovicë.

Qasja në pikën fillestare:

    • Prizren – Shtëpia malore Kopana Voda NP Sharri 12 km, Shkup 112 km,

  • Tiranë 200 km

    • Rruga lokale Prizren - Novo Sellë 7 km, dhe Skorobishtë 11 km

Qyteti i Prizrenit ka hapësira parkimi për një numër më të madh automjetesh

Qasja në pikën e fundit:

    • Rruga regjionale R115 nga Prizreni 25 km

    • Rruga rajonale R115 nga Brezovica 22 km

    • Shkupi deri në Brezovicë - Prevallë 75 km

    • Ka pak hapësira parkimi te pika fillestare dhe ajo e fundit

Akomodimi dhe ushqimi

    • Shtëpia malore Kopana Voda - NP Sharri

    • Hotel Sharri – Gornje Sellë

    • Restoranti Ar - Mushnikovë

    • Kulla e Jetimit - qendra rekreative Prevallë

    • Hotel Eja, Yjet e Sharrit - Prevallë

    • Hotel Morea - Prevallë.

Transporti publik

  • Nuk ka transport i organizuar, mund të përdoret vetëm taksi vendas dhe çmimin në një drejtim ~ 30 euro me automjet 4x4.

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2024 Alka. All Rights Reserved.