Shtegu Nr.7 Gjurmë pishash - NMK
(Fshati Brodec - Jelak i voigël - Jelak - Kodra e Diellit) |
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicioni - mal
-
Mali Sharr / segmenti qendror
Pika fillestare
-
Fshati Brodec
Përshkrimi i shtegut
Shtegu fillon nga ura e lumit Shkumbin nën fshatin Brodec. Ngjitja fillon nëpër një rrugë të gjerë me dhe, në drejtim jug-jugperëndim. Pjesa e parë e ngjitjes deri në vendin e quajtur Jelaku i vogël, kalon nëpër një brez pylli të ahut. Nga Jelaku i vogël, në vendin ku bëhet kapja e lumit, kalohet në anën e majtë të bregut dhe ngjitja vazhdon drejt Jelakut. Në këtë pjesë rripi i pyllit është tashmë pall me pisha. Duke lëvizur përgjatë rrugës (ende nëpër rrugë të gjerë prej dheu) arrihet në një kryqëzim nga i cili fillon lëvizja në drejtim të lindjes. Nëse nga ky vend, ndahemi nga rruga vetëm 50 metra në perëndim, dalim në një pikë vrojtimi nga ku shihet bukur lugina e Lumit të ftohtë (Studena Reka) dhe Maja e Zezë e Jelakut. Duke lëvizur në lindje, arrijmë në Jelak, ku ndodhet Shtëpia e bjeshkatarëve Jelak. Nga këtu Shtegu na çon në kreshtën mbi Kodrën e Diellit dhe prej andej duke lëvizur në juglindje përgjatë një terreni kullotash zbresim në qendrën e skijimit Kodra e Diellit.
Informacioni teknik dhe turistik:
Lartësia e pikës fillestare
-
Fshati Brodec – 1030 m.l.m.
Pika më e lartë
-
Kreshta ndërmjet Kodrës së Diellit dhe Jelakut – 2000m.l.m.
Diferenca në lartësi
-
970 m
Lartësia e pikës përfundimtare
-
Kodra e Diellit – 1700 m.l.m.
Kohëzgjatja e udhëtimit
-
3.30 – 4.00 orë
Gjatësia e shtegut
-
15 km
Lartësia mbidetare
-
Gjithsej ngjitje – 970 m
-
Gjithsej zbritje – 300 m
Vështirësia e shtegut
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Niveli i gatishmërisë fizike
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe
Në pjesën e parë të Shtegut, kur lëvizim relacionin f. Brodec - Jelak, më saktësisht kurrizi mbi Kodrën e Diellit, ashtu si ngjitemi ashtu hapen edhe pamjet në perëndim në majat Kobilicë dhe Maja e Zezë, me luginën e Lumit të Vejcës.
Pas kalimit të kreshtës, një pamje hapet në jug, juglindje dhe jugperëndim, në të gjithë Luginën e Pollogut
Qasja deri te pika fillestare:
-
Autostrada Shkup – Tetovë, 43 km
-
Rruga lokaleTetovë – с. Brodec, 16km
-
Në pjesën e poshtme të fshatit, afër urës dhe shatërvanit ka mundësi për të parkuar disa automjete
Qasja deri te pika përfundimtare:
-
Autostrada Shkup – Tetovë, 43 km
-
Rruga lokaleTetovë – Kodra e Diellit, 20km
-
Mundësi për parkim të automjeteve
Pika të interesit
-
Nga pika fillestare:
-
Kobilicë – 4.00 orë ecje nga fshati Vejcë
-
Guri i shpum– 3.00 orë ecje nga fshati Vejcë
-
Nga pika përfundimtare:
-
Maja e Titos - 4.00 orë ecje nga Kodra e Diellit
-
Leshnica- 4.00 orë ecje nga Kodra e Diellit
-
Liqeni i Bogovinës - 4.00 orë ecje nga Kodra e Diellit
Akomodimi dhe ushqimi
-
Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Kodra e Diellit” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Sllavija” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Konak” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Skardus” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Arena” – Kodra e Diellit
-
Hotel “Snow Patrol” – Kodra e Diellit
-
Kapacitete të ndryshme akomodimi në Tetovë
Transport publik
-
Transport publik me furgonë dhe taksi
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.