Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

SharMountain_Logo-white-resized2.jpg

RRETH PROJEKTIT

Projekti "Mbështetja e Potencialit Rajonal të Turizmit", është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Kosovë - Maqedonia e Veriut 2014-2020.

Përshkrimi i projektit

Rreth Projektit

Mbështetja e Potencialit Rajonal të Turizmit

 

Objektiva e përgjithshme e projektit

Objektiva e përgjithshme e projektit është rritja e potencialeve turistike dhe promovimi i vlerave rajonale të zonës ndërkufitare dhe me konkretisht të punoj në:

  1. Prezantimin e mundësive të reja turistike dhe rritjen e kualitetit të produkteve dhe shërbimeve

  2. Zhvillimin e produkteve turistike konkuruese – promovim marketing për tëtërhequr më shumë turist vendorë dhe të huaj

 

Objektivat specifike

S01. Prezantimi i mundësive të reja turistike dhe rritja e kualitetit të produkteve dhe shërbimeve

S02. Zhvillimi i produkteve turistike konkuruese – promovimi / marketingu për të tërhequr më shumë turistë vendorë dhe të huaj.

Pra, projekti do të nxisë rritjen e mëtejshme të turizmit duke ndikuar që turistët të kalojnë më shumë kohë në rajonin ndërkufitar dhe motivimin e një numri më të madh uristësh për të izituar këtë rajon.

Rezulttet e pritshme ë projektit

R 1: 20 rrugë të reja dhe një rrugë rajonale, të identifikuara dhe të zhvilluara të përfshira në një bazë të përbashkët të të dhënave.

R 2: Objektet rurale dhe familjet përgjatë rrugëve turistike japin shërbime të kualitetit më të lartë, ato njihen dhe janë të mirëprezantuara tek turistët potencial.

R 3: Kapacitetet e ciceronëve turistik ekzistues dhe potencial përmirësohen dhe përfaqësojnë personat kyç për zhvillimin e ardhshëm të produkteve të turizmit rajonal

R 4: Tërheqja e vizitave të reja turistike, numri i vizitorëve është rritur, ekonomia e rajonit ka rritur biznesin dhe vlerat rajonale.

 

Grupet e synuara

Ofruesit e shërbimeve turistike, në veçanti ciceronët turistik ekzistues dhe të mundshëm, objektet e akomodimit, anëtarët e familjeve dhe pronarët e objekteve rurale.

Përfituesit përfundimtarë: turistët vendas/të huaj, komunitetet rurale dhe banorët e tyre, Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen eTurizmit, Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, sipërmarrësit/investitorët, përpunuesit bimor/mjekësorë, restorantet, furnizuesit e shërbimeve, zejtarët / krijuesit brenda rajonit të Pollogut dhe Prizrenit.

Paketa e punës 1.

A1.1. Identifikimi dhe përgatitja e ID-ve të 20 rrugëve turistike për të dy anët e CB zonës dhe një rruge rajonale;

A1.2. Shënimi GPS i shtigjeve / rrugëve turistike të identifikuara; Bjeshkatarët (alpinistët) i venë shënja shkrime për rrugët e sapo identifikuara turistike dhe atyre tashmë të shënuara me GPS;

A1.3. Përgatitja e bazës së përbashkët të të dhënave që përmban ID të rrugëve turistike dhe GPS koordinata të skanuara;

Paketa e punës 2.

A2.1 Identifikimi dhe përgatitja e hartave të objekteve dhe familjeve rurale (Hyrje e shkurtër dhe GPS koordinatat e tyre) përgjatë shtigjeve / rrugëve të skanuara turistike.

A2.2. TNA - vlerësimi i nevojës për trajnim, i përfaqësuesve të objekteve dhe familjeve rurale për zhvillimin e ASP - program mbështetës këshillues;

A2.3 Zhvillim dhe zbatim i ASP - program mbështetës këshillues

Paketa e punës 3.

A3.1 TNA (vlerësimi i nevojave për trajnim) i guidave turistikë potencialë dhe ekzistues për zhvillimin e programit për trajnim të aftësive të buta;

A3.2 Zhvillimi dhe zbatimi i programit për trajnim të guidave turistikë;

A3.3 Zhvillimi dhe botimi i Manualit për guida dhe animatorë turistikë;

Paketa e punës 4.

A4.1. Dizajnimi, lansimi, i ueb faqes moderne e azhurnuar për promovimin e turizmit rural "Zbuloni zonën e Maleve të Sharrit";

A4.2. Transferimi i pronësisë së platformës dhe udhëzimi i administratorëve të internetit për azhurnimin dhe mirëmbajtjen e platformës;

A4.3. Dizajnim dhe realizim i fushatës promovuese që do të promovojë ueb faqent, shtigjet / rrugët, trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe ofruesit e shërbimeve që kanë lidhje me shtigjet / rrugët.

A4.4. Ngjarja përfundimtare - konferenca përfundimtare për shtyp;

 

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.