Shtegu nr. 6 Rruga për te ujëvara - NMK
(fsh. Brodec-fsh. Vejcë-Ujëvara)) |
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicioni - mal
• Mali Sharr / Rajoni qendror
Pika fillestare
• Fshati Brodec
Përshkrimi i shtegut
Shtegu, i cili mund të kategorizohet si mesatarisht i lehtë, fillon nga fshati Brodec, më saktësisht në pjesën përmbi të fshatit, nga ku pas një ngjitje të shkurtër dhe të pjerrët, dilet në një rrugë të gjerë të dheut, e cila në drejtimin veri-verilindje çon drejt fshatit Vejcë. Kjo rrugë, megjithëse nuk është e kalueshme për automjete, përdoret për komunikim midis këtyre dy fshatrave. Karakteristikë për këtë pjesë të shtegut është hyrja në fshatin Vejcë. Tokë e punueshme dhe njerëz që punojnë mund të gjenden në pjesën e sipërme dhe të poshtme të shtegut para hyrjes në fshat. Shtegu hyn në fshat, kalon nëpër të dhe vazhdon në drejtim të veriut, përgjatë bregut të djathtë të rrjedhës së lumit Dojranit. Me një ngritje të lehtë arrihet në zonën shkëmbore të lumit ku pas një lëvizjeje të shkurtër në veri-lindje arrihet te ujëvarat e lumit të Dojranit.
Informacioni teknik dhe turistik:
Lartësia e pikës fillestare
• Fshati Brodec - 1030 m mbi nivelin e detit
Pika më e lartë
• Ujëvara - 1760 m mbi nivelin e detit.
Diferenca në lartësi
• 730 m
Lartësia e destinacionit:
• Ujëvara - 1760 m mbi nivelin e detit.
Kohëzgjatja e udhëtimit
• 3.00 - 3.30 orë
Gjatësia e udhëtimit
• 9 km
Lartësia mbidetare
• Ngjitje totale - 795m
• Zbritja totale - 110 m
Vështirësia e shtegut
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Niveli i nevojshëm i gatishmërisë fizike
• ☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe
Në pjesën e parë të shtegut, kur lëvizim në relacionin fshati Brodec - fshati Vejcë, në lindje hapet një pamje e Gurit të shpuar, një shkëmb karakteristik mbi pjesën lindore të fshatrave.
Pasi të kalohet fshati Vejcë dhe vazhdohet kah cirku i lumit të Dojranit, para nesh, në veri ngrihet Maja e zezë (Crn Vrv), ndërsa nga ana e djathtë në perëndim - jugperëndim, është maja karakteristike Kobilicë.
Qasja deri te pika fillestare:
• Autostrada Shkup - Tetovë, 43 km
• Rruga lokale Tetovë - fshati Brodec, 16 km
• Në pjesën e poshtme të fshatit, afër urës dhe çeshmës, ka mundësi për të parkuar disa automjete
Pika me interes turistik:
• nga pika fillestare:
- Maja e zezë - 4 orë në këmbë nga fshati Vejcë
- Kobilicë – 4 orë në këmbë nga fshati Vejcë
Akomodimi dhe ushqim
• Shtëpia e bjeshkatarëve "Kobilicë", mali Sharr
• Shtëpi familjare në fshatin Vejcë
• Objekte të ndryshme akomodimi në Tetovë
Transporti publik
• Transporti publik, furgonë dhe taksitë
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.