Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Trail No.10 The River Trail - NMK

 trail no.10 photo resized

( Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça– burimet e lumit Mzdraça – Kasollet bullgare)

 

DOWNLOAD GPX   Vende të interest

 

Pozicioni - mal

  • Mali Sharr / segmenti jugor

Pika fillestare

  • Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça

Përshkrimi i i shtegut

Pika fillestare për këtë shteg është e vendosur në kanalin "Ujërat e Sharrit", e cila të çon në një rrugë të gjerë me dhe, e cila fillon midis fshatrave Negotinël dhe Senokos. Në kanal, në një lartësi prej 1350 metrash, ekziston një pellg ujëmbledhës që kap ujërat e lumit Mzdraça dhe i fut ato në kanal. Këtu është një objekt dhe menjëherë prej aty fillon shtegu drejt burimeve të lumit Mzdraça. Në të djathtë kah perëndimi, ngjitemi pjerrët përmes një brezi të dendur pyjor në një lartësi prej 1500 metrash dhe zbresim në rrjedhën e lumenjve Mzdraça dhe Vracës. Para se të hyjmë në Mzdraça, e kapërcejmë lumin e Vracës, ngjitemi shkurt dhe vazhdojmë duke lëvizur përgjatë rrjedhës së majtë të lumit Mzdraça, drejt jugut. Arrijmë në cirkun e Mzdraçës, ku mund të shihen mbetjet e staneve të vjetra dhe kullave të vrojtimit dhe nga ky pozicion mund të lëvizim në jugperëndim dhe të ngjitemi deri në burimet e lumit ose të kalojmë lumin Mzdraca dhe të lëvizim në lindje dhe të ngjitemi pjerrët në vendkalimin "Varri i Budimit" nga ku duke lëvizur në veri, për vetëm 100 metra ngjitemi në maje te Kasollet Bullgare. Zbritja nga maja mund të bëhet nëpër shtegun e njëjtën ose nëpër shtegun e shënuar në fshatin Pozharan.

Informacione teknike dhe turistike:

Lartësia e pikës fillestare

  • Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça – 1340 m.l.m.

Pika më e lartë

  • Kasollet Bulklgare – 2200 m.l.m.

Diferenca në lartësi

  • 860 м

Lartësia te pika përfundimtare

  • Kasollet Bullgare – 2200 m.l.m.

  • Kohëzgjatja e udhëtimit

  • 4.00 - 4.30 orë

Gjatësia e udhëtimit

  • 11 km

Lartësia mbidetare

  • Gjithsej ngjitje – 900m

  • Gjithsej zbritje– 50 m

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆ ☆ 

Niveli i gatishmërisë fizike

  • ☆ ☆ ☆ ☆ 

Panorama dhe peizazhe:

Pjesa e parë e udhëtimit ofron pamje shumë të bukur të majës Vraca e madhe nga ku hapet kanioni i lumit Mzdraça në jug. Pas ngjitjes te maja Kasollet Bullgare, pamja është tashmë poshtë të gjitha majave të jugut nga e majta në të djathtë (Rasengul, Maja e Radikës, Vraca e vogël, Vraca e madhe, Rudoka, Borislaec).

Qasja deri te pika fillestare:

  • Autostrada Shkup – Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë – fshati Negotinë, 14km

  • Rruga e paasfaltuar prej dheu Negotinë – Kaptazha Mzdraça (Ujërat e Sharrit) 20 km

  • Afër kaptazhës ka mundësi për parkim të disa automjeteve të terrenit

Pika me interes turistik:

  • nga pika fillestare deri te pika përfundimtare

  • Maja Rudoka (4 orë ecje nga kaptazha Mzdraça Ujërat e Sharrit)

  • Liqenete e Vracës (3 orë ecje nga kaptazha Mzdraça Ujërat e Sharrit)

  • Kasollet Bullgare (4 orë ecje nga kaptazha Mzdraça Ujërat e Sharrit)

  • Vracqa e madhe (4 orë ecje nga kaptazha Mzdraça Ujërat e Sharrit)

  • Fshati Pozharan (3 orë ecje nga maja Kasollet Bullgare)

  • Gosrtivar

Akomodimi dhe ushqimi

  • Kapacitete të ndryshme akomodimi në Tetovë dhe Gostivar

Transporti publik

  • Transport publik, furgonë, taksi

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.