Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Shtegu Nr.1 Shtegu koritë - NMK

trail no.1 photo resized

 

(Fshati Rogachevo - Zona për piknik Kaludjer - Kasollë Alpinizmi “Luboten)

 

DOWNLOAD GPX     Vende të interest

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharr / segmenti verilindor

Pika fillestare

  • Fshati Rogaçevë

Përshkrimi i shtegut

Shtegu fillon nga qendra e fshatit Rogaçevë, që kalon nëpër pjesën e sipërme të fshatit dhe është në drejtim të veriut e deri në lokalitetin “Kallugjer”. Prej këtu shtegu me rrugë të gjerë nëpër terren malor fillon të shtrihet në drejtim jugor dhe bashkohet me rrugën që prej fshatit shkon drejt lokalitetit “Korit;”. Karakteristike për vizitorin kur të bashkohet me këtë rrugë, është ajo që në afërsi të lidhjes ka repetitor. Prej këtu shtegu shtrihet nëpër rrugën e gjerë me drejtim kryesor kah veriu dhe ngjitet në lokalitetin “Koritat e Rogaçevës”. Pasi të largohemi nga “Korita” nëpër rrugën e gjerë prej dheu lëvizim në drejtim veri/veri perëndim, kalojmë rreth “Staneve të Rogaçevës” lëvizim nëpër izohipsë në lartësi prej 1600 metra dhe mbërrijmë deri në Shtëpinë e bjeshkuarëve “Luboten”. Në afërsi të shtëpisë gjenden “Katunet Starosellë” dhe “Vila Luboten”.

Të dhëna teknike:

Lartësia e pikës fillestare

  • Fshati Rogaçevë – 865mlm

Pika më e lartë

  • Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten” – 1,635mlm

Lartësia e destinacionit

  • Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten” – 1,635mlm

Kohëzgjatja e udhëtimit

  • 2.30 orë

Gjatësia e shtegut

  • 8 km

Lartësia mbidetare

  • Gjithsej ngjitje – 775 m

  • Gjithsej zbritje – 35 m

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i gatishmërisë fizike

  • ☆ ☆ ☆

Panorama dhe peizazhe

  • Duke ecur nëpër shteg, pamja më e rëndësishme panoramike është drejt jugut, më saktësisht Lugina e Pollogut. Vend karakteristik për të shijuar këtë pamje nga pozita e “Koritat e Rogaçevës”.

  • Duke e kaluar shtegun që pas Koritat e Rogaçevës” ecet në drejtim të Shtëpisë së bjeshkatarëve “Luboten” në drejtimin veri/veri perëndim hapet pamje e mrekullueshme në majën Luboten dhe pjesa verilindore nga pjesa e masivit të Malit Sharr.

Qasje deri në pikën fillestare

  • Autostrada Shkup - Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë – fsh. Rogaçevë, 27km

Në fsh. Rogaçevë, nëpër rrugët e fshatit ekziston mundësia për parkim të automjeteve

Qasje deri në pikën e fundit

  • Autostrada Shkup-Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë – fsh. Staro Sellë, 25 km

  • Rrugë prej dheu fsh. Staro Sellë – Shtëpia e bjeshkatarëve “Luboten”, 7 km (vetëm për automjete me 4х4)

Në afërsi të shtëpisë së bjeshkatarëve “Luboten” ka mundësi për parkim të automjeteve

Akomodim dhe ushqim

  • Shtëpia bjeshkatare “Luboten”, Mali Sharr

  • Vila “Luboten”, Mali Sharr

  • Hosteli“Kitka”, fsh. Vratnicë

  • Shtëpia familjare “Perla e Bellovishtës” fsh. Bellovishtë

Transport publik

  • Transport publik, me furgon dhe taksi vetura.

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.