Shtegu Nr.9 Rruga e Jugut - NMK
(Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça–Shkëbmi–Vraca e madhe) |
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicioni - mal
-
Mali Sharr / segmenti jugor
Pika fillestare
Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça
Përshkrimi i i shtegut
Pika fillestare për këtë shteg është e vendosur në kanalin "Ujërat e Sharrit", e cila të çon në një rrugë të gjerë me dhe, e cila fillon midis fshatrave Negotinël dhe Senokos. Në kanal, në një lartësi prej 1350 metrash, ekziston një pellg ujëmbledhës që kap ujërat e lumit Mzdraça dhe i fut ato në kanal. Këtu është një objekt dhe menjëherë nga objekti fillon rruga për në majë. Drejtimi i lëvizjes është perëndimi. Në fillim, 300 metrat e parë, shtegu kalon përmes një rripi pylli që kalon një kullotë nga ku kreshta juglindore e shpatit ngjitet në majën Vraca e Madhe. Ka një ngjitje të pjerrët me pamje tërheqëse të pjesëve të tjera të Sharrit. Zbritja mund të bëhet përgjatë kreshtës jugore deri në shalë drejt Vracës vogël ose kah shtegu i njëjtë,
Informacione teknike dhe turistike:
Lartësia e pikës fillestare
-
Kanali Ujërat e Sharrit/Mzdraça – 1340 m.l.m.
Pika më e lartë
-
Vraca e madhe – 2589 m.l.m.
Diferenca në lartësi
-
1249 м
Lartësia te pika përfundimtare
-
Vraca e madhe – 2589 m.l.m.
Kohëzgjatja e udhëtimit
-
4.00 - 4.30 orë
Gjatësia e udhëtimit
-
8 km
Lartësia mbidetare
-
Gjithsej ngjitje 1249m
Vështirësia e shtegut
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Niveli i gatishmërisë fizike
-
☆ ☆ ☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe:
Gjatë ngjitjes kah maja, pamja është nga jugu dhe lindja në majat përreth të Malit Sharr (Rudoka, Borislaec, kasollet Bullgare) dhe luginën e lumit Mzdraça. Nga maja ka një pamje të bukur në jug dhe perëndim. Menjëherë poshtë majës, rrafshlarta Shutman hapet dhe shikon malet e Pashtrikut dhe Koritnikut, deri te Bjeshkët e Nemuna në perëndim dhe jugperëndim deri në Korab.
Qasja deri te pika fillestare:
-
Autostrada Shkup – Tetovë, 43 km
-
Rruga lokale Tetovë – fshati Negotinë, 14km
-
Rruga e paasfaltuar prej dheu Negotinë – Каптажа, Мздрача (Шарски Води) 20 km
-
Afër kaptazhës ka mundësi për parkim të disa automjeteve të terrenit
Pika me interes turistik:
-
nga pika fillestare deri te pika përfundimtare
-
Liqeni i Zi (4 orë ecje nga kaptazha, Mzdraça te Ujërat e Sharrit)
-
Liqeni i Bogovinës (5 orë ecje nga kaptazha, Mzdraça te Ujërat e Sharrit)
-
Maja Rudoka (4 orë ecje nga kaptazha, Mzdraça te Ujërat e Sharrit)
-
Liqenet e Varaçës (3 orë ecje nga kaptazha, Mzdraça te Ujërat e Sharrit)
-
Kasollet bullgare (4 orë ecje nga kaptazha, Mzdraça te Ujërat e Sharrit)
Akomodimi dhe ushqimi
-
Kapacitete të ndryshme akomoduese në Tetovë dhe Gostivar
Transporti publik
-
Transport publik, furgonë dhe taksi
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.