Nr.6 Shtegu i pranverës - KS
DOWNLOAD GPX Vende të interest
Pozicionimi - mal
-
Mali Sharri - (rajoni qendror).
Pika fillestare
-
Qendra rekreative Prevallë – vende parkimi ka para restorantit dhe motelit Kulla e Jetimit
Përshkrimi i shtegut
Fillimi i këtij shtegu është në zonën e Prevallës në lartësi mbidetare 1515m dhe është 45min me makinë nga qyteti i Prizrenit ndërsa destinacioni përfundimtar është në majë të të Bjeshkës së Sharrit Qarku i Bistrës, rreth 8 km ngjitje dhe afërsisht 4 orë ecje. Prevalla njihet si qendër e vogël për skijim me tre klimë të ndryshme, kontinentale, polare dhe mesdhetare e cila mund të përjetohet në të njëjtën ditë. Në pjesën më të madhe të zonës ka dëborë nga nëntori deri në maj. Maja më e lartë e zonës është në 2651m dhe është e rrethuar me pika të tjera kulmi me lartësi afërsisht të ngjashme. Shtegu i kësaj rruge shëtitje shkon afër përroit të lumit Lumbardh i cili rrjedh përmes luginës malore për në Prizren dhe më tej drejt Shqipërisë. Disa kilometrat e parë të shtegut janë fizikisht më sfidues, ndërsa më tej bëhet më i lehtë dhe më i rrafsh para se të kalojë në drejtim të pyllit dhe pjesës shkëmbore përpara ujëvarave. Një nga karakteristikat kryesore të kësaj zone është afërsia prej 500m midis dy lumenjve Lepenci që i përkasin pellgut të Detit Egje. Rruga ofron mundësi për të hasur në kafshë të egra si Chamonix – bricjapi i egër.
Të dhëna teknike dhe turistike:
Lartësia mbidetare në pikën fillestare
-
1515 m/nd
Pika më e lartë
-
2170 m/nd
Lartësia mbidetare e destinacionit
-
2170 m/nd
Diferenca në lartësi
-
655 m
Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)
-
5 orë
Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes)
-
8 km
Vështirësia e shtegut
-
☆☆☆ ☆ ☆
Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike
-
☆☆☆ ☆ ☆
Panorama dhe peizazhe:
Shtegu është panoramik që nga fillimi në mënyra dhe kënde të ndryshme.
Pjesa e mesme dhe pika më e lartë ofrojnë një nga pamjet më të bukura panoramike, veçanërisht pjesa që i afrohet rrafshnaltës të Qarkut Bistra prej ku mund të shihet mali Oshlak dhe Ostrvica në veri.
Pjesa e fundit e shtegut ofron përvojë ecjeje përmes kreshtës në lartësi të madhe mbidetare dhe përmes pellgut lumor Bistra dhe Lepenci
Peizazhi është përzierje e pyllit, pjesëve shkëmbore dhe tokës me bar të lartë.
Qasja në pikën fillestare:Points of interest Trail No.6 The Spring Trail
-
Prizren - 29 km, Prishtinë 100 km Shkup 80 km, Tetovë 80 km dhe
Tiranë 215 km.
-
Rruga lokale Prizren R115 29 km, Brezovica 22 km.
-
Te pika fillestare ka hapësira parkimi për automjete, mini autobusë, furgonë.
Qasja në pikën e fundit:
-
Prizren - 29 km, Prishtinë 100 km Shkup 80 km, Tetovë 80 km dhe
Tiranë 215 km.
-
Rruga lokale Prizren R115 29 km, Brezovica 22 km.
Vendet me interes turistik
Pjesët që më shumti e tërheqin vëmendjen janë përrenjtë e lumenjve, ujëvarat e Bistricës, burimet kryesore të Bistricës, zona e egër pyjore, zona ekologjike dhe bota e egër.
Akomodimi dhe ushqimi
-
Kulla e Jetimit - Qendra rekreative Prevalla
-
Hotel Eja, Yjet e Sharrit - Prevalla
-
Hotel Sharri – Gornje Sellë
-
Hotel Morea
-
Hotel Krojet
-
Restorant Koha
Transporti publik
-
Transport lokal në 07, 10 orë nga RT 14:30, 16:40 h Prizren - Brezovicë - RT
This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.