Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Shtegu Nr.3 Kullat - NMK

 Trail No.3 Photo resized

(fsh. Tearcë – Bigor – fsh.Breznë – Liqeni i Breznës – Kullat e Breznës)

 

DOWNLOAD GPX    Vende të interest

Pozicionimi- mal

  • Mali Sharr/ segmenti verilindor

Pika fillestare

  • Fshati Tearcë

Përshkrimi i shtegut

Shtegu i cili është shumë i njohur për popullatën lokale kurse çon deri në fshatin , fillon nga qendra e fshatit Tearcë. Lëvizja është kryesisht në drejtimin veri/veriperëndim dhe menjëherë fillon me ngjitje nëpër rrugë të gjerë prej dheu deri në fshatin Breznë. Kjo pjesë e shtegut kalon nëpër pyll të vjetër me dru gështenje, për çka ky rajon është i njohur. Nga fshati nëpër shtegun që çon deri në “Tre ujërat” lëvizim deri në “Liqeni i Breznës” prej ku drejtimin e ndërrojmë kah jugu dhe fillojmë me ngjitje të butë drejt vendit të quajtur “Livadhet e Breznës”. Shtegu në këtë rajon shtrihet nëpër shirit jo aq të dendur malor nëpër rrugë të gjerë prej dheu, që pas livadheve bëhet shteg malor. Nga ky vend futemi në shirit të dendur malor dhe nëpër izohipse që shtrihet deri në livadhet që gjenden nën “Kullat e Breznës”. Kjo pjesë e shtegut është shumë relaksuese, për shkak se nuk ka ngjitje dhe kalohet nëpër natyrë të paprekur. Pylli i dendur i ahut në ditët e verës është i shkëlqyeshëm për pushim para se të dilet në terrenin e kullosave. Kur shtegu kalon në livadhet nën “Kullat e Breznës” lidhet me shtegun që është relacioni “Kullat e Breznës” – “Tre Ujërat” prej ku në tërësisht në drejtim jugor ngjitet deri në shalën nën “Kullat e Breznës”. Nga ky pozicion pas vetëm 60 metrave ngjitje të pjerrët në drejtim të lindjes mbërrihet në majën “Kullat e Breznës”.

Informata teknike:

Lartësia e pikës fillestare

  • Fsh. Tearcë – 515mlm

Pika më e lartë

  • Kullat e Breznës– 1939mlm

Lartësia e pikës përfundimtare

  • Kullat e Breznës – 1939 mlm

Kohëzgjatje e udhëtimit

  • 4.30 – 5.00 orë

Gjatësia e shtegut

  • 15km

Lartësia mbidetare

  • Gjithsej ngjitje– 1.389 m

Vështirësia e shtegut

  •  ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i gatishmërisë fizike

Panorama dhe peizazhe

  • Këtë shteg e karakterizojnë dy pika prej ku përjetohen peizazhe të mrekullueshme. Në pjesën e parë të shtegut janë “Livadhet e Breznës” prej ku shihet pjesa e sipërme e Luginës së Pollogut, kurse në pjesën e dytë është maja e “Kullat e Breznës” prej ku drejt veriut hapet pamje ideale në rrjedhën e mesme të lumit Bistrica e Tearcës me pamje drejt zonës më të lartë me majat Peskovë dhe Maja e Liqenit në këtë pjesë të Malit Sharr, kurse drejt jugut vija e lumit të Leshokut me pamje drejt Luginës së Pollogut.

Qasje deri në pikën e nisjes

  • Autostrada Shkup - Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë – fsh. Tearcë, 12km

Në qendër të fshatit ka mundësi për parkim të disa automjeteve

Qasje në pikën përfundimtare

  • nga pika e nisjes

  • Tre Ujëra“- 2.30 orë ecje nga fsh. Tearcë

  • Melovë”– 2.00 orë ecje nga fsh. Tearcë

  • Manastiri i Leshokut– 15 min vozitje nga fsh. Tearcë

Akomodim dhe ushqim

  • Kompleksi Manastiri Leshokut, fsh.Leshok

  • Hosteli “Kitka”, fsh.Vratnicë

  • Akomodim në qytetin Tetovë

Transport publik

  • Transport publik, me furgon dhe taksi vetura

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.