Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Nr.9 Shtegu për shikim të zogjve  - KS

trail no.9 photo2 resized

 

DOWNLOAD GPX     Vende të interest

 

Pozicionimi – mal

  • Mali Sharr– (rajoni qendror - jug).

Pika fillestare

  • Vendi për kamping Limth

Përshkrimi i shtegut

Kjo shteg nuk është për udhëtim të gjatë dhe të lartë, por është më shumë një destinacion për adhuruesit e natyrës si vëzhgimi i shpendëve dhe shëtitësit në distanca të shkurtra. Lartësia mbidetare e pikës fillestare është 1400m. Shtegu fillon nga pylli dhe lartësimi zvogëlohet vazhdimisht deri në pikën e mbarimit. Faza e mesme e shtegut ofron pamje të hapur dhe livadhet më të mira të zonës janë në veçanti lulet aromatizuese gjatë pranverës. Duke bërë një shëtitje të lehtë mund të shihen ngjyra të ndryshme të luleve dhe fluturave midis zogjve përreth dhe përgjatë shtegut. Pjesa e fundit e këtij shtegu të shkurtër, por shumë të bukur dhe të larmishme përfundon në parkun lokal me pisha të zeza që përfundojnë në qendër të fshatit afër xhamisë (Xhamia Mehmet Kukliu). Gjatë rrugës, vizitorët mund të shohin florën dhe faunën e përsosur, përfshirë zogjtë dhe kaproll dhe drenusha. Shikimi i zogjve është më i miri gjatë pranverës dhe verës, kur në këtë zonë ka të pranishëm shumë zogjë.

Të dhëna teknike dhe turistike:

Lartësia mbidetare në pikën fillestare

  • 1400 m/nd

Pika më e lartë

  • 1140 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit

  • 1140 m/nd

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)

  • 2 - 3 orë

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes)

  • 5 km

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆ 

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike:

  • ☆ ☆ ☆ 

Panorama dhe peizazhe:

Shtegu kanë një pamje panoramike në anën perëndimore të luginës së Opojës në Malin e Dragashit, në rrugën për në malin Korritnik dhe shkon përgjatë gjithë rajonit qendror jug të Sharrit, në segmentin e mesëm të Vargmaleve të Sharri dhe në zonën ndërkufitare në jug të Prizrenit, Kosovë.

Qasja në pikën fillestare

  • Prizreni - 22 km, Dragash 22 km, aeroporti i Prishtinës 95 km,

  • Te pika fillestarr ka hapësira parkimi për automjete.

Qasja në pikën e fundit

  • Fshati Bresane-Opojë-Dragash nga Prizreni 22 km. nga Dragashi 15 km.

Vendet me interes turistik

  • Zona e piknikut Limth

  • Pylli i Zi me pisha Bresane

  • Fshati Bresane

Akomodimi dhe ushqimi

    • Vendi për kamping Limth

    • Shtëpiza e Mali Sharr

    • Stanet e struzhës Guri i Zi

    • Hotel Meka Dragash

    • Hoteli Edi- Imperial Prizren

    • Hotel Centrum Prizren

    • Jasika- Lokvice

Transporti publik

    • Transport lokal për në Prizren – Zapluzhe 08. 09, 13 h RT, 07:30, 08, 10,13, 16 h

    • Bresane - Prizren çdo orë të dytë. Prizren për në Bresane nël ora 08h dhe 10 h

 

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.