Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Nr.7 Shtegu i Djathit të Sharrit - KS

trail no.7 photo2 resized

 

DOWNLOAD GPX    Vende të interest

 

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharr– (rajoni i jugut).

Pika fillestare

    • Qendra rekreative Arxhena në fshatin Brod

Përshkrimi i shtegut

Udhëtimi deri në këtë shteg fillon nga Prizreni, ku arrini në pikën fillestare të shtegut pas një udhëtimi që zgjatë 1 orë e 40 minuta përmes peizazheve dhe natyrës së bukur. Shtegu është destinacioni i përsosur për shëtitësit të cilët gjatë rrugës dëshirojnë të bëjnë fotografi dhe të më vonë ndajnë kujtimet e tyre. Një numër pozicionesh përmes shtegut ofrojnë pamje panoramike dhe mjedis natyral të paprekur. Pika e fillimit është në lartësi prej 1400 m mbi nivelin e detit. Pjesa e parë e shtegut shkon përgjatë një lumi të vogël të bukur përmes kullotave dhe kodrave të pasura. Në këtë pjesë, vizitorët mund të shijojnë rrjedhën e ujit dhe murin e bukur shkëmbor, të quajtur në vend si "Guri i nuses". Pjesa e mesme e shtegut ofron pamje të hapur përmes livadheve që kalojnë nëpër ashensorëve për ski dhe pjesën e sipërme të qendrës për skijim. Duke vazhduar më tutje, përmes kreshtës së Zlipotokut, shtegu arrin një majë të hedhur në lartësi prej 2292 m/asl. Ky kurriz malor ofron mundësi për pamje të kullotave të pafund e rruga më tej kalon nga liqeni akullnajor të Shutmanit i cili nuk është i thellë dhe ofron një mundësi të mirë për freskim. Afërsisht 25 minuta teposhtë kodrës hajkerët do të kenë një mundësi për të pushuar dhe për të shijuar djathin e Sharrit të bërë në tradicionale në kasollet e barinjve të Shutmanit. Pjesa e fundit e shtegut është një rrugë e vjetër e pashkelur mirë që dikur është përdorur nga popullata lokale për të udhëtuar për në Gostivar. Kjo pjesë e shtegut është e pasur me burime uji dhe shumë rrjedha të ujit.

Të dhëna teknike dhe turistike:

Lartësia mbidetare në pikën fillestare:

  • 1427 m/nd

Pika më e lartë

  • 2292 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit:

  • 1140 m/nd

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes):

  • 5- 6 orë

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes):

  • 18 km

Vështirësia e shtegut

  •  ☆ 

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike

  •  ☆ ☆ 

 

Panorama dhe peizazhe:

Shtegu ofron pamje panoramike për të dy anët e luginës perëndimore të fshatit Restelicë; Majat e Celepino-s Lindore; Majat e Vracës Jugore; masivi i Korabit në jug-perëndim; Rudoka në juglindje dhe Rrafshnalta e Tia Voda.

Qasja në pikën fillestare:

  • Prizreni - 50 km, Dragash 16 km, aeroporti i Prishtinës 115 km,

Te pika fillestare ka hapësira parkimi për automjete dhe në këtë lokacion a mund të arrihet edhe me transport publik nga Prizreni.

Qasja në pikën e fundit:

  • I njëjti vend si në pikën fillestare pasi shtegu është një lak

Vendet me interes turistik

  • Arxhena Resort

  • Maja e Zlipotok

  • Liqeni i Shutmanit

  • Kasollet ​​barinjve të Shutmanit

Akomodimi dhe ushqimi

  • Arxhena Resort

  • Bujtina Shtëpi në fshatin Brod

  • Hotel Meka Dragash

Transporti publik:

    • Transport lokal në Prizren - Dragash, 06: 00h, 13:30; 15:00, 18:00

    • Taxi

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.