Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Shtegu No.4 Shtegu u Drenit - KS

 trail no.4 photo1 resized

 

DOWNLOAD GPX     Vende të interest

 

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharri - (rajoni qendror).

Pika fillestare

  • Restoranti Gold në fshatin Mushnikovë

Përshkrimi i shtegut

Shtegu fillon nga Restoranti Gold në Fshatin Mushnikovë, në rrugën rajonale R-115. Turistët mund të shijojnë ujin e pijshëm i freskët të Malit Sharr dhe shtegum përgjatë livadheve deri në Gornje Sellë që mundëson të kalohet lumi Lumbardhi. Në këtë pikë shtegu ndahet në dy drejtime. I pari kalon nëpër fshat në anën e majtë të lumit.

Shtegu fillon te restoranti Gold sipër fshatit Mushnikovo Rruga rajonale R-115. Turistët mund të mbushin shishe me ujin e freskët të Sharrit dhe të kalojnë lumin Lumbardhi ose Bistricë duke e përcjellë shtegun përgjatë livadheve deri në Gornje Sellë. Nga këtu shtegu lëshohet në dy drejtime të ndryshme. I pari është përmes fshatit në anën e majtë të lumit, duke e ndjekur shtegun mund të kalohet nëpër livadhet e Prevallës dhe të arrihet në fund në qendrën rekreative të Prevallës. Shtegu tjetër kalon nëpër pyllin sipër fshatit në anën e djathtë të lumit. Nga atje, duke shkuar përpjetë, mund të bëhet ndryshimi i lartësisë mbidetare dhe mund të merret drejtimi juglindor derisa të arrihet në zonën pyjore. Pjesa e fundit e shtegut lidhet me shtegun në brendi të pyllit para se të përfundojë në qendrën rekreative të Prevallës. Ky shteg është e mundur të bëhet si shteg i lakut brenda një dite.

 

Të dhëna teknike dhe turistike

Lartësia mbidetare në pikën fillestare

  • 1000 m/nd

Pika më e lartë

  • 1515 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit

  • 1515 m/nd

Diferenca në lartësi

  • 515 m

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)

  • 3 ore

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes)

  • 8 km

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike

  • ☆ ☆ ☆

Panorama dhe peizazhe:

Gjatë ngjitjes përpjetë nëpër këtë shteg, pamjet panoramike vijnë duke u shtuar, të rrethuara me pyje dhe livadhe përgjatë shtegut.

Nëse ngjiteni gjatë vjeshtës ose dimrit shtegu është më i dukshëm, ndërsa gjatë verës është më pak e dukshëm sepse është e mbuluar me bar dhe lule.

Në disa pjesë të këtij shteg mund të dëgjohen përrenj dhe lumenj që gurgullojnë

Qasja në pikën fillestare:

    • Prishtinë - 95 km, Prizren - 17,5 km, Shkup 85 km, Tetovë 90 km dhe

Tirana 205 km.

    • Rruga Rajonale R115 - në Prizren 17.5 km, në Brezovicë 22 km.

Te pika fillestare ka hapësira parkimi për automjete, autobusë ..

Qasja në pikën e fundit:

    • Rruga rajonale R115 në Prizren 29 km

    • Rruga regjionale R115 deri në Brezovicë 10.5 km

    • Ka pak hapësira parkimi në pikën e mbarimit.

Vendet me interes turistik

Pjesët më interesante janë rrjedha e lumit Bistrica, livadhet, zona e egër pyjore, zona ekologjike dhe bota e egër.

Akomodimi dhe ushqimi

    • Restoranti Gold - Mushnikovë

    • Kulla e Jetimit - Qendra rekreative Prevallë

    • Hotel Eja, Yjet e Sharrit - Prevallë

    • Hotel Sharri - GornjeSellë

    • Restorant Koha - Prevallë

    • Hotel Krojet - Prevallë

    • Hotel Morea - Prevallë

Transporti publik

    • Transport lokal prej 07 - 10 h nga RT 14:30, 16:40 h Prizren – Brezovicë

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2024 Alka. All Rights Reserved.