Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Nr.5 Shtegu i Bricjapit të egër - KS

trail no.5 photo karanikola lake resized

 

DOWNLOAD GPX     Vende të interest

 

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharr - (rajoni i jugut).

Pika fillestare

  • Brod - B&B në Akomodim familjar dhe agrobiznes Zilji

Përshkrimi i shtegut

Ngjitja nëpër këtë shteg duhet të fillojë herët në mëngjes gjatë kohës së verës, sepse është një ngjitje (udhëtim) shumë e gjatë dhe e lartë. Shëtitja fillon nga fshati Brod në lartësinë mbidetare 1400m në veri-perëndim të fshatit dhe vazhdon me 2 orë ngjitje deri në rrafshin e vendkalimit të vjetër ndërkufitar. Shtegu vazhdon në veri deri në Maje në 2400m. I afrohet liqenin e bardhë, ku duhet të shmanget maja duke lëvizur në atë lartësi ku jeni, drejt majtas. Përgjatë këtij shtegu mund të shihen fshatrat Gorë dhe Opojë në Komunën Dragash, por edhe në anën e djathtë mund të gjenden ishujt më të egër të Sharrit në anën e Maqedonisë. Shtegu vazhdon për në Skarpë 2474m prej ku ka pamje shumë të mirë të liqeneve më të bukur (liqeni i madh dhe liqeni i vogël ose Golem Gol). Pjesa e mesme e shtegut gjatë verës është shkëmbore dhe e thatë, prandaj gjatë udhëtimit nevojitet të sillet më shumë ujë me vete.

Para errësirës, ​​duhet të vazhdohet nëpër një shpat të pjerrët duke qëndruar në një rrugë të gjerë të parregulluar jashtë rrugës që shkon drejtë te guri i zi dhe fshatin Struzhë. Atje ka kabina druri ku shëtitësit mund të qëndrojnë natën ose mund të shkojnë në kampim.

Faza e fundit e shtegut është e hapur dhe e gjerë. Gjatë verës zona ofron mundësi për të parë shumë lule dhe barishte të ndryshme e gjithashtu disa kope delesh (Shënim: përreth njerëzve të deleve ka qen, prandaj duhet të shmanget lëvizja në drejtim të deleve dhe qenve) Përgjatë shtegut vizitorët mund të shohin florë dhe faunë të përsosur dhe ata që janë me fat, në distancë mund të shohin edhe kafshë të egra, kryesisht Chamonix – bricjapin e egër dhe shqiponjën e artë.

Të dhëna teknike dhe turistike:

Lartësia mbidetare në pikën fillestare

  • 1600 m/nd

Pika më e lartë

  • 2474 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit

  • 1630 m/nd

Diferenca në lartësi

  • 874 m

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)

  • 7 orë

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes)

  • 21 km

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike

  • ☆ ☆ ☆

Panorama dhe peizazhe:

Në fillim të shtegut nuk ka pamje panoramike por në pikat më të larta, varësisht nga kthjelltësia e motit, mund të shihet një pamje shumë e bukur dhe panoramike, nga lindja e deri në perëndim të diellit.

Pjesa e mesme dhe pika më e lartë është një nga pamjet më të bukura panoramike që i afrohet majës Zallina, Skarpa etj. Pjesa e fundit e shtegut është shëtitje në lartësi dhe ka dy liqene. Peizazhi përbëhet nga bar i gjatë dhe tokë shkëmbore në fillim dhe në fund të shtegut.

Qasja në pikën fillestare:

    • Prizreni - 47 km, Tirana 100 km, aeroporti i Prishtinës 112 km,

Në pikën fillestare ka në dispozicion një parking për automjetet.

Qasja në pikën e fundit:

    • Prizreni - 16 km; Prishtinë 88km; Shkup 97km; Tetovë 106km; dhe Tiranë 191km.

Vendet me interes turistik

Vendi më interesant me interes turistik në këtë zonë është fshati Brod, me liqene, livadhe dhe maja. Kjo zonë është një nga zonat më të egra dhe ekologjike të Malit Sharri.

Akomodimi dhe ushqimi

      • Hotel Meka Dragash, 12.6 km. nga Brodi

      • Brod - B&B Akomodim familjar dhe agrobiznes Zilji

      • Hotel Arxhena - 3.2 km nga Brodi

      • Kabina malore Stanet e Struzhës, Shtëpia malore Sharri.

      • Rekomandohet me guidë për grupe

Transporti publik

      • Transport lokal nga Prizreni në Dragash në orën 09:00 nga stacioni i autobusëve çdo ditë.

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2024 Alka. All Rights Reserved.