Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Nr.11 ​​Shtegu e vjetër tregtar - KS

 fit00494 resized

 

DOWNLOAD GPX   Vende të interest

 

Pozicionimi - mal

  • Mali Sharri / rajoni qendror

Pika fillestare

  • Në qendër të qytetit të Prizrenit, sheshi Shatërvani

Përshkrimi i shtegut

Shtegu fillon nga Xhamia Sinan Pasha, e cila është në qendër të qytetit, vetëm 50m nga sheshi i shatërvanit Shatërvan. Pjesa e parë e shtegut shkon përpjetë dhe kalon pranë kalasë së Prizrenit, përmes drunjve të pishave përgjatë vendeve për piknik Pasha Qeshme 1, 2 dhe 3. Në këtë pjesë të shtegut terreni është ndërthurje e terrenit pyjor dhe shkëmbor. Më tej, shtegu vazhdon mbi fshatin Pousko dhe shkon pak teposhtë deri në fshatin Jabllanicë duke ofruar mundësi për të takuar banorët vendas, dhe pas fshatit, shtegu vazhdon në brendi të pyllit në rruginë, duke përfunduar në malin Shtëpiza e malit Sharr. Nga Shtëpiza Malit Sharr e më tej, shtegu (rrugina) është i sheshtë e në 5 kilometrat e ardhshëm është përpjetëse e madhe, deri në livadhet e Preslopit dhe Stanet e Struzhës (Karaulla) dhe përfundon në majën e zezë në lartësi prej 1950 metra.

Pjesa e fundit e shtegut në anën e Kosovës vazhdon në kthesa dhe shteg skenik shkëmbor t hapura në shtigje për kuaj dhe me baltë që çojnë drejt liqenit të madh (Liqeni i madh në shqip ose Karanikoliçko zero në maqedonisht) dhe majën Vërtop që përfundon në një brez të gjelbër të shtegut të tregtarëve. Më tej ai vazhdon teposhtë drejt fshatrave të Maqedonisë Veriore Bozovcë dhe Veshallë.

Të dhëna teknike dhe turistike:

Lartësia mbidetare në pikën fillestare

  • Qyteti i Prizrenit 413 m/nd

Pika më e lartë

  • Kalimi i gjelbër - 2,000 m/nd

Lartësia mbidetare e destinacionit

  • Shtegu ndërkufitar përmes shkëmbit të zi - 1630 m/nd

Diferenca në lartësi

  • 1687 m

Kohëzgjatja e udhëtimit (ngjitjes)

  •  6 orë

Gjatësia e udhëtimit (ngjitjes)

  • 24 km RKS plus 7 km në anën RMV.

Vështirësia e shtegut

  • ☆ ☆ ☆

Niveli i nevojshëm i aftësisë fizike

  • ☆ ☆ ☆

Panorama dhe peizazhe:

Fillimi i shtegut jep një pamje shumë të mirë nga kalaja dhe pyjet e dendura me pisha dhe gështenja deri në vendet lokale për piknik.

Më tej, gjithashtu ka pamje panoramike në fshatrat vendas dhe brenda në fshat, nga ku shkon në shtegun e lisave dhe vazhdon përpara karaullës ose Stanet e Struzhes.

Faza e fundit e shtegut ka një pamje të hapur dhe shumë panoramike nga 180° deri në 360° nga ku mund të shihet lugina e Zhupës, Opoja dhe malet e Pashtrikut, Koritiniku në perëndim dhe Skarpa, maja e Liqenit në jug dhe maja e Vrtopand Oshljak në juglindje.

Qasja në pikën fillestare:

  • Autostrada Aeroporti Prishtinë 70 km, Shkup 100 km, Tiranë 220 km.

  • Rruga lokale Brezovica - Prizren 50 km (R115)

  • Rruginë jashtë rrugës kryesore nga Prizreni deri në - Shtëpinë malore “Sharri”, 12 km shteg, dhe kabina malore Stanet e struzhes 16 km (të arritshme me automjete 4x4), veturë, minibusë

  • Ekzistojnë disa hapësira parkimi për automjete terreni pranë shtëpizës malore

Qyteti i Prizrenit ka hapësira parkimi për një numër më të madh automjetesh

Qasja në pikën e fundit:

  • Autostrada Shkup - Tetovë, 43 km

  • Rruga lokale Tetovë - Bozovcë 23 km

Ka disa hapësira parkimi në fshatra.

Vendet me interes turistik:

  • Kalaja e Prizrenit 15 min

  • Pasha qeshme 1 h

  • Pamje panoramike e fshatit Jabllanicë 2 orë

  • Kasollja malore Sharri 3 h

  • Guri I zi 4.30 h

  • Brezi i gjelbër 6.30

Akomodimi dhe ushqimi

  • Shtëpia malore “Sharri” në kilometrin e 16-të të shtegut

  • Kabina malore “Stanet e struzhës” afër shkëmbit të zi në kilometrin e 20-të të shtegut

  • Fshati Struzhë, Zaplluzhë pala në anën e Kosovës dhe në anën e Maqedonisë fshati Veshallë dhe Bozovcë

Transporti publik:

  • Pika fillestare në Kosovë - Transporti publik deri në pikën fillestare nga Prishtina çdo ditë, nga Shkupi 10 euro dhe nga Tirana 10 euro dy herë në ditë, gjatë ditëve të punës. Transporti me taksi deri në pikën fillestare nga Prishtina 40 euro, nga Shkupi 50 euro dhe nga Tirana 60 euro për një veturë.

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2024 Alka. All Rights Reserved.