Vende të interest
Nr.8 Shtegu i Vajzës - KS
Pikat e interesit - përshkrimi
MUZEU I HIDROCENTRALIT - ELEKTRIK (PRIZREN) DHE ZONA E MANASTIRIT TË KRYEENGJËJVE
Vendndodhja: Kanioni i Lumbardhi-Prizren 460 m / asl
Qasja: Rruga Rajonale Prizren -Brezovicë R-115 2.2km Nga Prizreni,
Përshkrim: Kjo pikë interesi është vend ku natyra e plotëson historinë. Muzeu i hidrocentralit është centrali elektrik më i vjetër në Kosovë. Ka një kohë që përdoret vetëm për qëllime turizmi dhe jo për prodhim të energjisë elektrike. Autoritetet i kanë ruajtur plotësisht motorët e vjetër dhe elementët tjerë brenda hidrocentralit, dhe ato janë të hapura për vizitorët. Rreth 100 metra më tej ndodhet një Manastir i Kryeengjëjve i cili është një objekt tjetër me rëndësi historike. Të dy objektet ndërtesa gjenden që në fillim të shtegut. Në Manastir gjithashtu ofrohet akomodim për mysafirë. Afër muzeut dhe brenda manastirit ka shumë burime uji.
GPS: N 42° 12' 02.4'' / E 20 ° 45' 48.9''
KALAJA E VAJZËS
Vendndodhja: Kanioni Lumbardhi-Prizren 560 m/asl
Qasja: Rruga Rajonale Prizren -Brezovicë R-115 2.2km Nga Prizreni, 25 min ecje nga rruga Rajonale Prizren-Brezovicë R115
Përshkrimi: Kalaja ka një pozicion mbizotërues që ofron pamje shumë të bukur panoramike mbi kanionin e lumit Lumbardh. Disa nga muret e kalasë janë ruajtur mirë. Nga pika fillestare e shtegut e deri këtu m,und të arrihet për 35 minuta.
GPS: N 42° 11' 57.8'' / E 20° 45' 42.8''
FSHATI POUSKO / MËNYRA ME SHPEJTË DHE MË SHKUZRTË PËR TË TAKUAR BANORËT LOKAL DHE KULTURËN E TYRE NË KËTË ZONË
Vendndodhja: Malet e Sharrit - Prizren703 m/asl
Qasja: Rruga Rajonale Prizren -Brezovicë R-115, rruga Prizren - Zaplluxhë 5.5 km, pika fillestare e shtegut 1h
Përshkrim: Kjo pikë interesi është një mundësi për t'u njohur nga një pikë më e afërt me kulturën e popullatës lokale boshnjake. Është i njohur edhe për mjedrat dhe gështenjat. Fshati ka një restorant të vogël tradicional dhe një dyqan ushqimesh. Në qendër të fshatit ka mini furgonë që ju çojnë direkt në qendër të Prizrenit. .
GPS: N 42° 11'45.0'' / E 20° 45' 23.4''
FSHATI JABLLANICË
Vendndodhja: Malet e Sharrit –Prizren 986 m/asl
Qasja: Rruga Rajonale Prizren -Brezovicë R-115, rruga Prizren - Zaplluxhë 10 km, nga pika fillestare e shtegut 3h, Shtegu i vjetër tregtare 20 min.
Përshkrimi: Sikurse lokacioni i mëparshëm, edhe ky është i banuar me popullatë lokale boshnjake. Është i pasur me traditat autentike të Zhupës. Në qendër të fshatit ka një sërë dyqanesh të vogla dhe ky fshat ka gjithashtu minibusë që ju çojnë në Prizren. Fshati është 20-minuta në këmbë nga Shtegu i vjetër tregtar dhe 40-minuta në këmbë nga Shtëpiza e Malit Sharr.
. GPS: N 42° 10' 14.6'' / E 20° 46' 04.6''
GET YOUR MOBILE APP

This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.