Vende të interest
Nr.2 Rruga e rrëqebullit - KS
Pikat e interesit - përshkrimi
QENDRA E SKIJIMIT BREZOVICË
Vendndodhja: Malet Sharr- Qendra e skijimit Brezovicë 1745 m/nd
Qasja: Rruga e qendrës së skijimit Fshati Brezovic- Stojkova Kuqa 12 km
Përshkrimi: Pika turistike tërheqëse është e vendosur në fillim të shtegut të Rrëqebullit. Në qendër ka hotele dhe bujtina që janë më aktive në sezonin e dimrit, por, edhe gjatë muajve të tjerë, mund të gjeni objekte hoteliere që punojnë.
Në qendër mund të merrni ushqim dhe të siguroni akomodim. Kjo qendër është edhe kryqëzimi i shtigjeve të tjera malore të shënuara si: Liqeni i Strbacko 3h dhe Maja Crnkamen 3.5h.
GPS: N 42° 10' 54.9'' / E 21° 02" 03.4"
MAJA CRNA CUKA
Vendndodhja: Malet Sharr- Qendra e skijimit Brezovicë 2020 m/nd
Qasja: Qendra e skijimit Brezovicë – Stojkova Kuca 1.5h
Përshkrimi: Pikat e interesit në pjesën perëndimore të qendrës së skijimit në një pozicion gjeografik që ofron pamje 360º, vend ideal për pushim dhe relaksim. Nga ky pozicion mund të shihet pjesa e mbrojtur rreptësisht e livadheve të mbretit, të cilat karakterizohen me florë dhe faunë të pasur.
GPS: N 42° 10' 22.3'' / E 21° 01' 28.0''
SHTËPIZA E GJUETARËVE
Vendndodhja: Malet e Sharrit 1953 m/nd
Qasja: Nga shtegu i Rrëqebullit 25 min, qendra e skijimit Brezovicë 2.5h, zona e piknikut Shtëpiza e pylltarëve 3h
Përshkrimi: Kjo pikë e interesit është e vendosur brenda zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar Sharri. Shtëpiza është e ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë. Sot kjo shtëpizë mund të përdoret si strehimore në rast të kushteve të këqija të motit ose situatave emergjente. Pranë shtëpisë ka edhe burime uji.
GPS: N 42° 09' 50.7'' / E 21° 00' 01.8''
LIQENI JAZINACKO
Vendndodhja: Malet e Sharrit 2145 m/nd
Qasja: Shtegu i Rrëqebullit, qendra e skijimit Brezovicë 4h, zona e piknikut Shtëpiza e pylltarëve 3.5h, Prevalla 5.h
Përshkrimi: Kjo pikë interesi gjendet brenda zonave të rrepta të mbrojtura të Parkut Kombëtar Sharri, Liqeni i Madh Jazinačko është 2.145 m mbi nivelin e detit, pikërisht nën majën e Peskovi, që arrin një lartësi prej 2,651 m (gjatësia maksimale e tij është 125m) ndërsa gjerësia maksimale është 90m. Në disa anë liqeni është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj, gjë që e bën atë ideal që kafshët të fshihen ose të jetojnë brenda.
Kjo pikë interesi është gjithashtu një udhëkryq i shtigjeve të tjera për ngjitjen e Bistrës 2651 rreth 2h dhe Liqenit 1.5h
GPS: N 42° 09' 07.9'' / E 20° 59' 40.2''
SHTËPIZA E PYLLTARËVE
Vendndodhja: Malet e Sharrit 1372 m/nd
Qasja: Shtegu i Rrëqebullit, Prevalla 4km, nga Fshati Brezovicë 10 km
Përshkrimi: Kjo pikë interesi ndodhet brenda zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar Sharri, përgjatë rrugës rajonale R-115, e njohur si shtëpiza e pylltarëve por për momentin shtëpia është e dëmtuar dhe nuk ofron strehim, përveç që zona është e njohur si hapësirë e veçantë dhe frekuentohet nga shumë banorë të zonës dhe për më shumë qëllime argëtimi. Aty pranë, ekziston një burim uji që vlerësohet të ketë veti shumë të mira minerale dhe besohet se ka ndikim shërues.
GPS: N 42° 10' 30.6'' / E 20° 58' 31.8''
GET YOUR MOBILE APP

This web has been produced with the assistance of the European Union. The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.