Më e mira e natyrës

E pabesueshme, e bukur e rrezikshme

Ejani dhe shikoni !

I bukur dhe i paprekur
ngrohtë dhe i qetë

Mali më i lartë në dy vende mund të arrihet nga të dy anët. Ejani të vizitoni dhe gjeni vendin tuaj

Vende të interest
Shtegu Nr.7 Gjurmë pishash - NMK

Pika të interesit – përshkrim

FSHATI BRODEC

Lokacioni: Mali Sharr, Pjesa veriore e Komunës Tetovë

Lartësia mbidetare: 1030 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Rrugë e asfaltuar nga Tetova

Përshkrim: Fshati Brodec ndodhet në një distancë prej 18.2 km nga qendra e Tetovës. Fshati është i vendosur në 1mes të Mali Sharr, me pamje nga shpatet veriore të Malit Sharr. Duke lëvizur nëpër sokakët e fshatit do të hasni në shtëpi të vjetra tradicionale të mbuluara me pllaka guri. Shumë nga banorët kultivojnë dele dhe qengja dhe këtu mund të gjeni djathin më të mitë të Sharrit.

GPS:N 42° 03’ 32.93’’ / E 20° 53’ 22.63’’

 

JELAKU I VOGËL

Lokacioni: Mali Sharr, Jelaku i Vogël, lugina e Lumit të ftohtë

Lartësia mbidetare:1480 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Shtegu i bjeshkatarëve nga fshati Brodec.

Përshkrim: Jelaku i vogël, e merr emirn sipak vendit Jelak, ku gjendet shtëpia e bjeshkatarëve, 400 metra përmbi këtë vend. Në përgjithësi ky cirk në shpatet perëndimore të Ceripashinës nga ana e djathtë e Lumit të ftohtë quhet Jelak, dhe ky vend ka shumë pisha. Vendi karakterizohet me livadh të gjerë që gjendet në zemër të pyllit. Aty kalon Lumi i ftohtë, në të cilën ka të ndërtuar pishinë për të grumbulluar ujë për pije.

GPS:N 42° 02’ 11.58’’ / E 20° 52’ 14.58’’

 

JELAK

Lokacioni: Mali Sharr, Jelak

Lartësia mbidetare: 1850 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Shtegu i bjeshkatarëve nga Kodra e Diellit/rrugë dheu për automjete terreni.

Përshkrim: Vend i njohur për piknik vetëm 45 minuta në këmbë nga Kodra e Diellit. Livadh i madh rrethuar me pisha e karakterizon këtë vend. Shtëpia e bjeshkatarëve “Jelak” e ndërtuar në vitin 1952, e rinovuar në vitin 2018 është vend ku çdo vizitor mund të qëndrojë dhe të shijojë pamjen më të bukur të Kobilicës

GPS:N 42° 01’ 39.22’’ / E 20° 51’ 52.98’’

 

KODRA E DIELLIT

Lokacioni: Pjesa veriperëndimore e Maqedonisë

Lartësia mbidetare: 1700 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Rrugë e asfaltuar nga Tetovë, që kalon nëpër fshatrat e Maleve të Sharrit

Përshkrim: Kodra e Diellit është qendra më e famshme sportive dhe rekreative në Maqedoni, 18 km larg qytetit të Tetovës. Mbulesa e borës zgjat nga tetori në mars, me shumë ditë me diell të përshtatshme për argëtim. Qendra e skive ka shtigje me gjatësi prej 35 km, shtigjet janë të trihomogjenizuara sipas standardeve të FIS, 9 ski-lifte me 2 dyulëse. Shtigjet e skive janë të përshtatshme për shumë disiplina, veçanërisht për skijim rekreativ. Aty pranë është lagja e vikend shtëpive dhe objekte të akomodimit, si dhe shtëpiza të bjeshkatarëve..

GPS:42° 00’ 52.61’’ / E 20° 52’ 52.49’’

 

MAJA KOBILICË

Lokacioni: Mali Sharr, Kobilicë

Lartësia mbidetare: 2528 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Shteg i shënuar bjeshkatar nga fshati Brodec ose fshati Vejcë deri në maje.

Përshkrim: Maja Kobilicë është maja më markante kur shikohet nga Tetova. Në formën e një piramide, ajo dallohet nga i gjithë masivi i Mali Sharrit. Si sfidë për të gjithë alpinistët, maja ofron pamje jashtëzakonisht të bukur të dy qyteteve më të mëdha nën Sharr- Tetova dhe Prizreni.

GPS:N 42° 05’ 44.12’’ / E 20° 53’ 03.13’’

 

GURI I SHPUM

Lokacioni: Mali Sharr, Guri i shpum

Lartësia mbidetare: 1890 m.l.m.

Qasje deri te vendi: Shtegu i bjeshkatarëve nga fshati Vejcë dhe nga kalaja e Tetovës deri në maje.

Përshkrim: Shtegu që fillon nga Kalaja e Tetovës dhe çon në vendin Guri i shpum, në fillim kalon nëpër zona pyjore, ndërsa në fund përfundon me një pjesë shkëmbore, ku më dominuesi është një shkëmb tepër i madh me një vrimë në të, nga vjen emri Guri i shpum. Nga këtu hapet një pamje e bukur drejt mesit të Malit Sharr me majat Maja e Zezë, Kobilicë, Vrtop deri në Karanikollë.

GPS:N 42° 04’ 23.51’’ / E 20° 56’ 43.57’’

 

MAJA E TITOS

Lokacioni: Mali Sharr, Maja e Titos

Lartësia mbidetare: 2747m.l.m.

Qasje deri te vendi: Shtegu i bjeshkatarëve nga Kodra e Diellit

Përshkrim: Maja e Titos është maja më e lartë e Malit Sharr dhe maja e dytë më e lartë në Maqedoni. Gjendet në mes të masivit të Malit Sharr. Nën maje në anën jugore është burimi i lumoit Slapska dhe pjesët veriore janë burimet e lumenjve Shkumbin, Krivoshijska dhe i Lëshnicës epërme. Maja është e gjerë rreth 9 metra dhe në pllajën e majës në vitin 1955 u ndërtua një kullë e bjeshkatarëve e cila ekziston edhe sot, e rinovuar, dhe është simbol i alpinizmit në Maqedoni.

GPS:N 41° 59’ 30.55’’ / E 20° 47’ 55.16’’

 

LESHNICA

Lokacioni: Mali Sharr, Leshnica

Lartësia mbidetare: 1450m.l.m.

Qasje deri te vendi:Shtegu i bjeshkatarëve nga Kodra e Diellit / rrugë prej dheu për automjete terreni

Përshkrim: Lesхnica është një nga vendet më piktoreske të Sharrit. Lugina gjendet në mes të Mali Sharr, midis majave të Guri i Mesëm Plat. Ndahet në Leshnicën e poshtme (1450m.l.m.) Leshnicën e epërme (2221m.l.m.). Peizazhi karakterizohet nga shkëmbinj të lartë, kullota dhe pyje të dendura me drunj gjethembajtës ah, florë dhe faunë të bollshme endemike që mund të gjenden vetëm në këtë vend. Ka disa stane për dhen mbi pyllin Leshnica, ndërsa përmes luginës rrjedh edhe lumi Leshnicë, e cila është degë e djathtë e lumit Shkumbin.

GPS:N 42° 01’ 29.83’’ / E 20° 47’ 18.52’’

 

 

 

LIQENI I BOGOVINËS

Lokacioni: Mali Sharr, Liqeni i Bogovinës

Lartësia mbidetare: 1936m.l.m.

Qasje deri te vendi:Shtegu i bjeshkatarëve nga Kodra e Diellit и од fshati Ново Fshati

Përshkrim: Liqeni i Bogovinës është liqeni më i madh akullnajor në Mali Sharr (nga gjithsej 27 liqene). Liqeni ndodhet midis Borislavec dhe Mala Smreka. Liqeni është 245m i gjatë dhe 210m i gjerë. Thellësia më e madhe e matur është 2.2 m dhe është e vendosur në një pishinë shkëmbore me një formë shumë të zgjatur, me një ndryshim të madh në gjerësi dhe që e bën liqenin të ndryshëm nga liqenet e tjerë të Sharrit.

GPS:N 41° 57’ 01.90’’ / E 20° 47’ 45.23’’

 

01 Briefing notes EN thumb    02 Briefing notes EN thumb   
03 Briefing notes ЕN thumb   04 Briefing notes ЕN thumb  

eu funded gdThis web has been produced with the assistance of the European Union.  The content of this web is the sole responsibility of the implementing organisations and can in no way be taken to reflect the views of the European Union.

© 2025 Alka. All Rights Reserved.